E Diel, 1 Nëntor 2026

Rita, shtëpi të re për familjen

Rita Ora po planifikon të përdorë pasurinë për të blerë një shtëpi të re për familjen e saj, pas viteve të kaluara në kushte jo të mira ekonomike në Londër.

Këngëtarja e hitit "R.I.P. " u lind në vitin 1990 në Prishtinë, por familja e saj u largua për në kryeqytetin e Britanisë së Madhe si refugjatë, kur Rita ishte vetëm 1 vjeçare.
Ajo kishte bërë të ditur më parë, se më heret ka ndarë një dhomë të vogël gjumi me tërë familjen e saj, dhe tani ajo dëshiron t'ua dhurojë atyre një pronë të re.


Rita ka treguar për gazetën britanike Metro:  "(Unë jam) duke kërkuar një vend të ri për familjen time. Kjo është gjëja më e çmendur që unë jam gati për të blerë. Atyre u pëlqen kjo. Ata janë aq të lumtur. Nëna ime ka një lidhje emocionale me banesën (apartamentin) ku jeton tani, por kur ajo do të sheh shtëpinë, do të mendoj se është e mrekullueshme. " /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›