"Sakrifica" e Argjentinës

Këngëtarja Argjentina Ramosaj, pas videoklipit "Si shiu", ka munguar një kohë të gjatë në skenën muzikore, pa sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.
Por, ajo është duke punuar në një këngë të re, që siç ka bërë të ditur këngëtarja, do të publikohet së shpejti dhe për të cilën, ajo po ''sakrifikon'' ditët me diell.
“Sa keq të jeshë duke punuar në studio në këtë ditë me diell, por do t’ia vlejë! Mezi po pres ta ndaj me ju projektin. Kalofshi një ditë të këndshme”, ka shkruar Argjentina në rrjete sociale, krahas publikimit të një fotografie, plot rreze dielli.
Këngëtarja ka publikuar edhe disa fotografi nga seancat e regjistrimit në studio muzikore. /Indeksonline/