Rita zëvendëson Jessie J?

Fakti që këngëtarja Jessie J gjatë ditës së djeshme komunikoi lajmin se më nuk do të jetë pjesë e spektaklit ‘The Voice’ ka hapur mundësi që edhe anëtarët e tjerë të panelit ta braktisin këtë garë për talent të rinj në muzikë.
Disa ditë më parë, anëtari tjetër i jurisë, producenti Will.i.am pati thënë se nëse Jessie nuk do të ishte pjesë e panelit, nuk do të ishte as ai.
Arsyeja pse Jessie vendosi ta braktisë spektaklin është për shkak që ajo dëshiron të fokusohet në karrierën e saj.
Ndërkaq, merret vesh se producentët kanë menduar menjëherë për një zëvendësim dhe sipas disa burimeve, Rita Ora është një nga emrat që është përmendur si zëvendësim për këngëtaren britanike./Indeksonline/