E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bleona Qerreti kërcënon Indeksonline

Një skandal me disa fotografi nudo të këngëtares Bleona Qerreti pushtuan rrjetet sociale dhe mediet disa muaj më parë teksa ajo po bëhej për një koncert të saj në Prishtinë.

Dikush arriti ta filmonte këngëtaren teksa po bëhej gati në prapskenëduke e kapur gjysmë të zhveshur. Ato fotografi më pas vërshuan mediet duke u shndërruar në lajmin kryesor të atyre ditëve.

Ndërkaq, këngëtarja në fjalë ka drejtuar një kërcënim të hapur në adresën zyrtare të Indeksonline duke pretenduar se nëse këto fotografi nuk largohen, ajo do të përdorë mënyra ligjore për tu kundërvënë.

Më poshtë po u’a sjellim mesazhin e plotë që sic prtendohet, avokati për të drejta digjitale i angazhuar nga Bleona menaxheri i saj ka adresuar tek ne:

Përshëndetje,

Unë quhem Brian Berlin. Jam një avokat për të drejtat digjitale dhe po u drejtohem në emër të klientes sime Bleona Qereti. Po u shkruaj lidhur me disa fotografi të publikuara në ueb faqen e juaja të znj. Qereti .Ne jemi në një luftë ligjore me personin i cili realizoi këtë video. Teksa imazhet janë marrë nga këto video ju po bëni shkelje duke përdorur ato.
Insistio që ju menjëherë ti largoni fotografitë e znj. Qereti nga faqja e juaj. Dështimi juaj për të hequr emrin e saj do të rezultojë me veprim ligjor kundër jush./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›