Ritmet e rënies së ekonomisë amerikane drejt ngadalësimit
Një
këshilltare e lartë e presidentit Barak Obama thotë se ekonomia amerikane do të
vazhdojë të tkurret gjatë muajve në vazhdim, ndërkohë që shtohet panunësia.
Ekonomia amerikane u tkurr me 6,1 përqind të ritmit vjetor në tre muajt e këtij viti. Shefja e Këshillit të Ekonomik, Kristina Romer thotë se ekonomia do të vazhdojë të pësojë rënie për disa muaj në vazhdim, por ritmet e rënies do të jenë më të ulëta.
Ajo nënvizoi shenja që rënia ekonomia po zbutet përfshirë përmirësime të vogla në tregun e shtepive dhe ngritje të indeksit të aksioneve problematike.
Romer
tha gjatë një senace dëgjimore në Kongres se ekonomia amerikane do të
stabilizohet në gjysmën e dytë të 2009 dhe pastaj do të rigjallërohet. Ajo
paralajmëroi se papunësia do të vazhdojë të rritet në muajt në vazhdim. //ad//