Ritmet rok te “White Snake” sonte ne Tirane
Mbremja e sotme do te shnderrohet pa diskutim ne nje feste te vertete muzike ne “Qemal Stafa”. Koncerti i shumepritur i dy grupeve te medha te historise se muzikes rok, “White Snake” dhe “Def Leppard”, mbahet sot ne stadiumin e kryeqytetit. “White Snake” eshte nje bande roku e krijuar ne vitin 1977 nga David Coverdale, gjithashtu pjese e historise se rok-bandes se famshme “Deep Purple”, grup nga i cili u shkeputen edhe pjesetare te tjere, per te krijuar “Gjarprin e bardhe”. Ne fillimet e veta, grupi i perkiste ngjyrave blues-rok, me vone u eksperimentua me progresive R& B, eksperimente qe vinin si pasoje e hyrje-daljeve te reja ne grup, derisa u arrit ne ngjyrat e rokut klasik. Thuhet se miliona cifte jane puthur per here te pare me baladat e famshme, miliona te tjere i kane pasur kolona zanore te neteve te tyre te dashurise, duke e bere liderin e grupit, David Coverdale, idhullin e te gjitheve.