Ekstradohet nga Amerika 66- vjecari i denuar per vrasje ne ‘95
TIRANE - Ekstradohet nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, nje 66-vjecar, i denuar per vrasje te ndodhur ne vitin 1995. Nje dite me pare, Zyra e Interpol Tirana ka sjelle me pranga ne duar, nga Nju Yorku i SHBA-se, drejt Shqiperise, shqiptarin e denuar e te shpallur ne kerkim per vrasje. Policia e Shtetit njoftoi dje se Ndue Harusha, 66 vjec, lindur ne Shkoder, eshte arrestuar ne janar ne Amerike dhe eshte sjelle dje ne vendin tone. Sipas te dhenave, Harusha kishte marre denimin me 23 vjet heqje lirie nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder dhe Gjykata e Apelit Tirane, per veprat penale te “vrasjes”, “vrasjes me dashje te mbetur ne tentative” dhe “armembajtjes pa leje''. Ky vendim u mor pasi u arrit te vertetohej autoresia e Ndue Harushes ne vrasjen e Metush Ujkes dhe plagosjes se djalit te tij, Artur Ujkes, ngjarje e ndodhur me 30 gusht 1995. Sipas policise, rreth ores 21:00, ne lokalin e te pandehurit Ndue Harusha, Metush Ujka dhe Gjon Harusha jane grindur me njeri-tjetrin. Per kete grindje eshte vene ne dijeni Artur Ujka, i cili ka shkuar per te ndihmuar te atin e tij, Metush Ujka. Ne grindje e siper, i pandehuri Ndue Harusha ka qelluar me pistolete, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme Metush Ujkas, si dhe ka plagosur rende djalin e tij, Artur Ujka. Menjehere pas kryerjes se krimit, Ndue Harusha eshte larguar nga Shqiperia. Nderkaq, nje vit me vone, me vendim te formes se prere nga Gjykata e Apelit, eshte denuar me 23 vjet burg. Ne baze te Konventes Evropiane mbi Ekstradimin organet e Drejtesise shqiptare kane kerkuar ekstradimin nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes te Ndue Harushes, ne menyre qe te vuaje denimin ne vendin tone. Ne aeroportin e Rinasit, 66-vjecari i eshte dorezuar Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, qe e ka derguar ne qeli. A. Cena
23 vjet Burg eshte denuar me vendim te formes se prere nga Gjykata e Apelit ne Tirane, Ndue Harusha, i cili, me 30 gusht te vitit te larget 1995, ka qelluar per vdekje fqinjin e tij, pas nje zenke per motive te dobeta.
Vrasja
Ne daten 30 gusht ne grindje e siper, i denuari Ndue Harusha ka qelluar me pistolete, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme fqinjit te tij, Metush Ujka, dhe ka plagosur rende djalin e tij, Artur Ujka. Menjehere pas kryerjes se krimit 53-vjecari (ne ate kohe) Ndue Harusha eshte larguar nga Shqiperia drejt SHBA.