Rivali i Facebook rritje impresionuese. Pse duhet të shkoni te Google + ?
Google + duket se do ta rivalizojë fuqishëm rrjetin social më të madh në botë, Facebook. Edhe pse ka pak ditë që ka dalë në treg, Google + pritet që në përfundim të ditës së sotme të shënojë 10 milionë përdorues, ndërsa deri në fund të javës të shënojë 20 milionë përdrues. Të dhënat bëhen të ditura nga Ancestry.com. Vetëm 32 orët e fundit në këtë rrjet janë regjistruar 2.2 milionë persona. Kjo rritje ka ndodhur pvarësisht faktit se ti nuk mund të regjistrohesh i lirë, por duhet që të të ftojë ikush që është pjesë e këtij rrjeti. Nëse regjistrimi do të ishte i lirë, rritja e Google + do të ishte shumë herë më e madhe. Me këto ritme, Google + mund ta arrijë shumë shpejt dhe madje ta kalojë Facebook.
Ja dhe pesë arsyet pse duhet të shkoni drejt Google +, duke braktisur Facebook-un:
- Është kompania Google. Tashme e provuar si kompania elitare ne internet. Bazohet ne thjeshtësi dhe funsionalitet të larte.
- Motorri i kerkimit google search padyshim do te avantazhojë profilin tënd kur te tjerët te kerkojnë në web.Pra më shume popullaritet dhe me shpejt sesa facebook.
- Pas eksperincave të facebook dhe twitter (që është akoma një kockë e fortë) google ka korrigjuar mangësite e ndarjes se informacionit dhe mënyres sesi i kontrollon se cfarë shohin miqtë.
- Google+ funksionon me rrethe miqsh. A nuk është kjo pikërisht që bëjmë në jetën reale duke i cilësuar si miqtë e afërt, kushurinjtë, miqtë e largët e të tjerë. Tashmë postimet tuaja i adreson sipas audiencës përkatëse.Dhe është fare lehtë ti ndash
- Gjëja më e mirë deri tani është që mund të redaktosh komentet e tua. Sa herë të ka ndodhur të shkruash një koment dhe je penduar për një pjesë të tij. Cfarë ke bërë : e ke fshirë krejt. Tani me google plus jo mëti mund të edit vetëm pjesën që do pa e fshirë krejt komentin./imakiato.com/