E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rivalitete midis Indise dhe Pakistanit

Dy fuqite atomike Pakistani dhe India quhen vellezer te papabarabarte. Njera India eshte e madhe shkelqen dhe bota e do. Tjetri Pakistani eshtei vogel i izoluar dhe te tjeret nuk e duan.
India e sigurt ne vetvete kerkon nje vend te perhershem ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Me zhvillim mesatar prej 8 perqind ne vit India trajtohet si superfuqia e te ardhmes.
Pakistani vleresohet nga vezhguesit si bdquofailed state - shtet i deshtuar i pakontrollueshem dhe vend ku fshihen terroristet dhe ekstremistet. Shembull i Osama Bin Ladenit e tregoi.
b

Ne te dy vendet se bashku jetojne nje e pesta e popullsise se botes. Lufterat i kane bere dy vendet armiq te perbetuar dy prej tyre kane qene per Kashmirin. Por konflikti i pazgjidhur i Kashmirit eshte nje nga problemet thote politologu pakistanez Sajjad Naseer nga Lahore Per shembull para vitit 1984 nuk ka pasur diskutime per kalimin e kufirit ne akullnajen Siachen nuk ka pasur diskutime per ndarjen e ujrave territoriale te dy shteteve ose grindje per projektin e liqenit artificial te planifikuar nga India. Pra puna nuk eshte vetem tek Kashmiri por shume me teper.

SHBA kerkon te largohet nga Afganistani deri ne vitin 2014. Meqenese Uashingtoni nuk i beson me plotesisht Pakistanit aleatit me te rendesishem ne luften kunder terrorizmit mendon politologu Sajjad Naser se tensionet midis Indise dhe Pakistanit nuk do te mbesin pa u shtuar. Te dy vendet duan thone fjalen e tyre ne vendosjen e rendit te ri te forcave rajonale dhe shfrytezojne terheqjen e trupave amerikane E perbashketa e te dy vendeve eshte se ne te dy vendet sundon varferi me madhe. Vetem nese ekziston paqja mund te kete zhvillim. Zhvillimi vjen edhe nga tregtia. Prandaj ne tani duhet te kuptojme se ndodhemi ne qender te perpjekjeve per vendosjen e marredhenieve bilaterale te cilat duhet te permiresohen dhe nuk duhet te varen nga faktoret eksterne. Bildunterschrift Bisedime Pakistan Indi Nirupama Raos Indi dhe Salman Bashir Pakistan

Sulmet e 2008 ne Mumbai te kryera nga terroriste paklistaneze e kthyen mbrapsht procesin e brishte te paqes midis Pakistanit dhe Indise. Sipas ministrit indian te financave Pranab Mukherjee shpenzimet per mbrojtjen per vitin e ardhshem do te jene 37 miliarde dollare. Pakistani nuk do te mbese mbrapa. Qe tani Pakistani ka ushtrine e shtate per nga madhesia ne bote e matur nga numri i ushtareve. Parate mund te ishin investuar me mire per arsim me te mire dhe per permiresimin e infrastruktures ne te dy vendet.
Por jo vetem India dhe Pakistani kane mbetur te bllokuar nga konflikti disa dhjetevjecar. Edhe vendet e tjera fqinje si Bangladeshi i cili eshte ndare ne vitin 1971 nga Pakistani Nepali Bhutani apo Sri Lanka nuk mund te bashkepunojne me njeri tjetrin. Ky ka qene qellimi krijimit me1985 i Liges Aziatikojugore per bashkepunimin rajonal shkurtimisht SAARC.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kashmir


Synimet ekonomike si per shembull heqja e doganave ose krijimi i nje zone te lire ekonomike nuk mund te arrihet pa zgjidhjen e problemeve politike. Kjo ka te beje edhe me lehtesimet e vizave midis Indise dhe Pakistanit e cila nuk arrihet qe prej 25 vjetesh thote ekspertja Savita Pande nga Universiteti Jaeaharlal-Nehrune Neu Delhi Nese marredheniet midis Indise dhe Pakistani do te ishin me te mira atehere edhe SAARC do te ishte me eficient. Arsyet nuk jane ekonomike por politike. Nje dite sundon lufta diten tjeter vendoset armepushimi. Papritur ne fillojme te flasim me njeri tjetrin dhe cdo gje eshte ne rregull.

Keto intriga politike jane kaq te trishtueshme kur mendon thote Pande sa te ngushta jane lidhjet kulturore midis Indise dhe Pakistanit. Filmat televizive indiane pelqehen shume ne Pakistan po ashtu si edhe filmat e Bollywood-it.
Ne Indi vleresohen poezite pakistaneze ne urdu. Edhe shume politikane kane lindir ne vendin fqinje kane kaluar aty disa vite te femijerise si pershembull kryeministri indian Manmohan Singh ose ish presidenti pakistanez Pervez Musharraf. Keshtu qe megjithe te kaluaren e erret shume vete besojne ne nje te ardhme me te mire.

AutorPriya Esselborn / Aamir Ansari/Aida Cama

RedaktoiBahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›