Rivarrimi i eshtrave, homazhe për Mbretin Zog I
TIRANE- Nisin homazhet ne Pallatin e Brigadave per mbretin Zog I.
Homazhet per nder te tij kane nisur ne oren 10:00 dhe do te zgjasin deri në oren 12:00.
Njerez te shumte presin ne radhe perpara pallatit te Brigadave per t’i bere nderimet e rastit. Ne homazhe kane marre pjese deputetja e PD-se, Rajmonda Bulku, kreu i PDIU, Shpetim Idrizi, zvendesministri i Kultures, Abaz Hado etj.
Eshtrat e tij u kthyen nje dite me pare ne atdhe, pas zhvarrimit te bere ne Paris.
Pas mbylljes se homazheve eshtrat do te prehen në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore. Gjate kesaj ceremonia pritet te mbaje nje fjale presidenti i vendit, Bujar Nishani, Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga, Princi Leka dhe kryeministri i vendit, Sali Berisha.
Dy dite me pare Ahmet Zogu është zhvarrosur nga Parisi, aty ku prehej që pas vdekjes në prill të vitit 1961.
Një ekip në nivel të lartë zyrtarësh shqiptarë dhe francezë ka ndjekur nga afër ceremoninë, që i ka hapur udhë kthimit të eshtrave në Shqipëri, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.