E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedia Shqiptare mos harxhoni kohe e para kot me azilet do te ktheheni

SHKODER - Suedia ka qene nje nga shtetet qe ka mbeshtetur liberalizimin dhe integrimin e Shqiperise megjithate rritja e numrit te azilkerkuesve eshte duke e shqetesuar shtetin suedez. Ka qene kjo deklarata e ambasadorit suedez ne vendin tone Patrik Svensson gjate nje vizite ne qytetin e Shkodres. Svensson ka theksuar se per nje grup te vogel shqiptaresh nuk duhet te rrezikohet kthimi i regjimit te vizave prandaj ai ka kerkuar marrjen e masave per parandalimin e fluksit te azilkerkuesve.

Ne Suedi ka nje rritje te numrit te azilkerkuesve nga Shqiperia dhe kjo ka shqetesuar autoritetet tona. Suedia ishte kampione mbeshtetese e madhe qe Shqiperia te perfitonte liberalizimin e vizave. Kemi deshire qe qytetaret shqiptare te kenaqen dhe te jene te lire te levizin por rritja e numrit te atyre qe kerkojne azil politik mbetet akoma problem. Mesazhi im per te gjithe ate qe planifikojne te vijne ne Suedi per te kerkuar azil politik eshte Mos harxhoni para mos harxhoni kohe mos e provoni ka theksuar ambasadori Patrik Svensson. Aktualisht sipas ambasadorit Svensson ne Suedi nga janari i 2012 deri me tani jane identifikuar mbi 1300 azilkerkues shqiptare dhe ky eshte nje numer i larte e do te kthehen. Ambasadori suedez duke deklaruar se vende si Shqiperia nuk mund te perfitojne azil pasi ketu nuk ka rrezik jete dhe as shkelje te te drejtave te njeriut. Azil perfitojne qytetare te vendeve si Siria Afganistani por jo nga Shqiperia. Ambasadori suedez ka paralajmeruar rikthimin e te gjithe azilanteve shqiptare.

/Shekulli Online/Pergatiti A.D./M.A./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›