Rivitalizimi urban i bulevardit Maliq-Drithas, miratohet kompensimi i shpronësimeve

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rivitalizimi urban i bulevardit Maliq – Drithas”.
Sipas këtij vendimi, pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen me një vlerë të përgjithshme prej 133 930 lekësh.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 133 930 lekësh do të përballohet nga Bashkia Maliq.
Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
Ndërkohë pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private do të kompensohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Maliq.
/m.m/