Rivotimi ne Mitrovice pritet te caktohet data

“Brenda ditës së nesërme ose të pasnesërme do ta dimë saktësisht se kur sekretariati është i gatshëm”, është shprehur Valdete Daka, kryetari i KQZ-së.
Gjatë mbledhjes u vërejt një perputhje e anëtarëve të KQZ-së që njëheresh përfaqësojnë edhe subjektet politike, për të çuar në rivotim të gjithë komunën e Mitrovicës.
Sidoqoftë përseritja e votimeve edhe në Mitrovicë e ka shtyrë sërish shpalljen e rezultateve përfundimtare, dhe në këtë mënyrë edhe konstituimin e institucioneve shtetërore.
“Nëse marrim parasysh se do të kemi edhe rivotim, me siguri muaji shkurt do të jetë kur do të bëhet certifikimi I rezultateve”, tha Daka.
Ndërsa, sa i përket përseritjes së votimeve në disa komuna, më 9 janar, në KQZ thonë se janë bërë përgatitjet e duhura për një proçes të rregullt zgjedhor.