Ashley Cole rifut ne krize Cheryl

Kërcimtari britanik Derek Hough është i lodhur nga mesazhet e vazhdueshme që e dashura e tij Cheryl Cole, këngëtare e grupit “Girls Aloud”, i dërgon ish-bashkëshortit të saj futbollist Ashley Cole.
Lajmi u publikua në numrin e sotëm të së përditshmes rozë “The Sun”. Cheryl dhe Hough kaluan pushimet e fundvitit së bashku në Afrikën e Jugut, por distanca nuk e pengoi 27-vjeçaren të mbante komunikimin me njeriun me të cilin qëndroi e martuar për katër vjet.
Një mik i çiftit deklaroi: “Cheryl dhe Ashley vazhdojnë të flasin vazhdimisht, praktikisht çdo ditë. Kjo situatë po e çmend Derek-un. Ai i ka bërë të qartë se nuk mund të vazhdojnë më kështu. Disa netë më parë, ajo qëndroi zgjuar duke i dërguar mesazhe Ashley-t, ndërsa ai përpiqej të flinte”.
Këngëtarja dhe futbollisti finalizuan divorcin e tyre në shtator, por ajo ende nuk ka marrë gjërat personale nga shtëpia e tyre e përbashkët në Surrey.