Rivotimi në Shalë, flet i plagosuri: U qëllova nga kryetari i komunës
SHKODER- Kushëriri i kandidatit të Aleancës për të Ardhmen në Komunën e Shalës, Zef Vuksani deklaron se është plagosur nga vetë Dedë Tonaj, kreu aktual i komunës Shalë, dhe jo nga kushëriri i këtij të fundit i cili u arrestua nga policia si autor i krimit.
Ngjarja u shënua të shtunën e kaluar në zonën e Ish fermentimit në dalje të Shkodrës, një ditë pas vendimit që Komisioni Qendror Zgjedhor mori për rivotimin në komunën Shalë.
I plagosuri Zef Vuksani paralajmëron se do të bëjë vetëgjyqësi nëse autori i plagosjes së tij nuk do të arrestohet dhe të marrë dënimin e merituar.
“ Policia e gjykata të marrin masa për dënimin e autorit nëse nuk ndodh do shkojmë në vetëgjyqësi në hasmëri mes dy familjeve”- ka thënë Zef Vuksani, djali i xhaxhait i kandidatit të "Aleancës për Qytetarin" për kryetar të kësaj komune, Bal Vuksan Nika.
Policia e Shkodrës arrestoi si autor të plagosjes 47-vjeçarin Kol Tonaj kushëriri i kryetarit aktual të komunës së Shalës, Dedë Tonaj dhe deklaroi se plagosja kishte ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta.
Dedë Tonaj ishte kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 8 majit, ku dhe u shpall fitues. Ankimimi i Partisë Socialiste për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet në këtë zonë bënë që KQZ-ja të marrë parasysh ankesën dhe të bëjë verifikimet e nevojshme. KQZ vendosi që zgjedhjet në komunë të përsëriteshin dhe kjo situatë rindezi konfliktet mes dy kampeve.
(s.g/BalkanWeb)