E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Reforma në arsim, me rëndësi

TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë inagurimit të ambienteve të reja të fakultetit të Drejtësisë deklaroi se godina e këtij institucioni ka një histori të rëndësishme pasi aty u ngujuan studentët e dhjetorit të cilët luftuan për ëndrrën Europiane.

"Kjo ndërtesë ka historinë më të rëndësishme për vendin tone. 20 vite më parë në këtë godinë u ngujuan studentët e dhjetorit dhe pas 20 vitesh Shqipëria është krejtësisht tjetër”,- deklaroi kryeministri.

Kreu i qeverisë theksoi se cdo shqiptar duhet të punojë për të realizuar ëndrrën e dytë që është kthimi i vendit, në vend të zhvilluar , ndërkohë që nënvizoi vendosmërinë e qeverisë për mbështetjen ndaj arsimit.

“Nga çdo shqiptar kërkohet të punohet me përkushtim më të madh për ëndërrën e dytë, shqipëria vend i zhvilluar. Ne duhet të bëjmë gjithçka për rritjen e cilësisë në universitete",- theksoi Berisha.

Sipas kryeministrit reforma në arsim është më e rëndësishmja, pasi sipas tij një sistem arsimor cilësor kërkon kushte.

“Gara e të gjitha garave, arsimi. Reforma në arsim, është me rëndësi, pasi cilësia në arsim kërkon kushte”,- deklaroi kryeministri i vendit Sali Berisha.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›