E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rob: Doja që Rita të më urrente

Dy muaj pasi Rob Kardashian akuzoi Rita Orën për mashtrim ndaj tij me "gati 20 meshkuj", nëpërmjet një serie postimesh në Twitter,  që më pas i kishte fshirë, ylli televiziv mbrojti veprimet e tij gjatë episodit të fundit të “reality show”,  “Kourtney & Kim Take Miami”.

"Robi sapo ka dalë nga një marrëdhënie me të vërtetë e pazakontë Ata ishin së bashku për rreth një vit, por Rob asnjëherë nuk u lejua që të pranojë se ata ishin në fakt çift," tha motra e tij, Khloe Kardashian-Odom, lidhur me marrëdhënien e tij me këngëtaren 22 vjeçare. "Për shkak se është në industrinë muzikore, ajo donte të paraqesë veten në botë si një vajzë beqare,” duke shtuar: "Unë mendoj se  Rob ishte në depresion të vërtetë nga kjo marrëdhënie."

Pavarësisht se motrat i kishin kërkuar atij që të mos e akuzonte këngëtaren nëpërmjet internetit, Rob mbrojti veprimet e tij. "Kam postuar ato fjalë vetëm për të parandaluar veten nga kthimi me të. Sa herë që ajo gabonte diçka une i dilja në ndihmë, për më shumë se një vit," shpjegoi ai. "Unë i kam bërë këto postime vetëm për ta bërë atë që të më urrejë."

Motra e tij e madhe, Kim Kardashian, u përpoq në mënyrë të përsëritur për ta qetësuar atë.  "Nuk ke arsye të shkruar diçka të tillë. Ti e doje atë për një arsye. Ju nuk jeni së bashku për një arsye tani", përkujtoi 32 vjeçarja Kim të vëllanë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›