E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeria nuk e do Kim Kardashian

Kim Kardashian shkoi në Nigeri për të promovuar një mbrëmje argëtuese. Duket se nigerianet nuk e pëlqejnë Kardashian po aq sa shumica e amerikanëve, por për arsye krejtësisht të ndryshme.

Kardashian ishte atje si bashkë-nikoqire e mbrëmjes që quhej  "Dashuria ... si një film".  Kjo ngjarje ishte organizuar me një këngëtar te muzikës R & B i cili nuk është aq i famshëm, ndrësa ajo qëndroi vetëm 45 minuta.

Pavarësisht se flitet që Kardashian është paguar 500.000 $ për këtë vizitë, një gazetë nigeriane e sheh Kimin si shenjë qe Nigeria është tërheqëse për njerëzit e pasur dhe të famshëm.

Ndonëse në apektin turistik vizita e saj konsiderohet si një gjë e mirë, mediat theksojnë se arsyeja e famës së Kardashian nuk është e pranueshme për nigerianet. "Shumë familje nuk janë të kënaqur me stilin e jetës së saj, mëqe ajo nuk paraqet imazhin e një shembulli të mirë për brezat për shkak të moralit të saj", shkruajnë tutje gazetat e atjeshme. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›