Rob Kardashian po ndihet i lënë anash

Rob Kardashian, si duket urren kur vëmendja e familjes, Kardashian përqendrohet në ndonjë anëtar tjertër përveç tij. Së fundmi, u kuptua se motra e tij, Kim Kardashian është në pritje të fëmijës së parë me reperin, Kanye West e ky lajm, pa dyshim se tërhoqi vëmendjen e tërë familjes.
Lajmit i’u ka gëzua edhe Rob por, prapë se prapë, ai ndihet disi si i lënë anash kur vëmendja nuk është tek ai.
"Mendoj se të gjithë janë të gëzuar dhe të fokusar në beben tani.Kim and Kanye janë skajsmërisht të lumtur dhe gjithashtu, edhe unë jam i lumtur që do të bëhem xhaxha", ka thënë Rob për revisten, “People”.
Vëllai i Kim, kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij skandaloze, pas ndarjes me këngëtaren kosovare,Rita Orën duke thënë se, gjatë kohës sa ata ishin bashkë, ajo e kishte tradhtuar me rreth 20 meshkuj./Indeksonline/