E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rob Lowe ne rolin e John Kennedy

Na është mundësuar imazhi i parë i aktorit të njohur nga serialet “Parks and Recreation” dhe “The West Wing” në rolin e tij më të fundit si John F. Kennedy. Lowe do të kemi mundësi ta shohim tek “Killing Kennedy“, një dokumentar dramatik që do të transmetohet në kanalin National Geographic Channel, i cili bazoht në librin best-seller të Bill O’Reilly dhe Martin Dugard.

“Killing Kennedy” fokusohet në vitet e fundit të presidentit Kennedy dhe vrasësit të tij Lee Harvey Oswald (Will Rothhaar) deri në vdekjet e tyre respektive në Nëntor të vitit 1963.

Ginnifer Goodwin do të interpretojë Zonjën e Parë, Jacqueline Kennedy dhe Michelle Trachtenberg në rolin e Marina-s, bashkëshortes së Oswald.

Filmi debuton në Nëntor dhe koincidon me 50 vjetorin e vdekjes së Kennedy-t. Ky projekt vjen me regji të Nelson McCormick ./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›