Robben dëshiron vetëm Bayernin

Arjen Robben lëshon një ultimatum, largimin nga Bayerni i Mynihut nuk e shikon si alternativë. Heroi i finales së Ëembley-t kërkon ta vazhdojë karrierën në “Allianz Arena”, duke u bërë më dije drejtuesve se e ardhmja e tij është në Gjermani.
“Në futboll nuk mund të flasësh asnjëherë me siguri sepse ky është një profesion ku mund të ndodhë gjithçka por unë dua të hedh poshtë gjithë spekulimet pasi ndihem mirë në Mynih dhe kontrata ime skadon në vitin 2015. Të largohem nga Bayerni nuk është një opsion që e kam marrë në konsideratë”.
Në vijim, sulmuesi i kombëtares së Holandës përgënjeshtron zërat për mosmarrëveshje me kolegun, Franck Ribery.
“Pas asaj që ndodhi vitin e shkuar situata u komplikua dhe unë fillimisht mendova se nuk mund të luanim më bashkë pasi ai më goditi por e pranova faljen e tij dhe kështu vazhduam përpara. Të luash përkrah Ribery është argëtuese pasi ai e kupton futbollin si askush tjetër”.
Robben rezultoi një nga lojtarët kyç të këtij sezoni për Bayernin e Mynihut pasi përveç golit dhe asistim në finalen e Champions League, ai dha një kontribut të madhe edhe në sukseset e kampionatit e Kupës së Gjermanisë./Indeksonline/