E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roben - Riberi, fillon spektakli

Vjen më në fund fitorja e parë për trajnerin Luis van Gal në krye të stolit të Bajernit. Dhe më në fund po merr sinjale nga skuadra. Mario Gomesh hapi serinë e golave në minutën e 27-të.

Blerja më e fundit e gjermanëve, mesfushori hollandez Arjen Roben, shënoi golin e dytë për skuadrën e tij dhe të parin personal pas vetëm një jave nga mbërritja e tij në Mynih. 25-vjeçari u fut në fillim të pjesës së dytë dhe pas 22 minutash lojë, mposhti portierin kundërshtar me një të majtë të fuqishme, pas një asisti të Frenk Riberi. 5 minuta para fundit të takimit, Roben realizon përsëri, i shërbyer edhe kësaj here nga francezi.

Nëse Riberi qëndron tek Bajerni, gjermanët bëhen të frikshëm jo vetëm në kampionatin vendas, por edhe në Europë. Timoshuk ka marrë zotërimin e mesit të fushës, Roben e Riberi nga krahët, pa harruar edhe sulmuesit si Klose, Gomesh apo Toni, që mund të finalizojnë aksionet e krijuara nga mesfusha.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›