E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot mbyllet merkato, ja lëvizjet e mundshme

Tratativat mes Juventusit dhe Lionit për mbrojtësin Fabio Groso kanë pak gjasa të mbyllen me sukses. Oferta e Juves konsiderohet tepër e ulët nga klubi francez, i cili ka në dorë vendimin përfundimtar për Groson, megjithë dëshirën e këtij të fundit për të kaluar në Itali.

Më shumë mundësi ka të realizohet me sukses operacioni që do të çonte Mansinin tek ish-skuadra e tij, Roma. Vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer.

Sulmuesi i Lacios, Goran Pandev duket se është drejt largimit nga ekipi kryeqytetas, pas problemeve të shfaqura prej kohësh. Sipas mediave italiane, është i mundshëm një transferim tek kampionët e Italisë, Interi, në formë shkëmbimi me Suazon, Arnautoviç apo Kuarezma, plus një shumë të hollash. Por në lojë ka hyrë edhe Fiorentina, që i duhet të bëjë llogaritë në rast të një skualifikimi të mundshëm të Adrian Mutu.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›