Robert De Niro dhe Eduard Norton ne filmin Stone

Aktoret Robert De Niro dhe Eduard Norton bashkohen ne dramen e re psikologjike Stone te regjizorit Xhon Keran. Filmi ben fjale per njerezit me probleme te cilet duhet te perballen me dobesite e tyre ndersa jeta u del jashte kontrollit.
Nxjerrja para kohe nga burgu i Xherald Grison i njohur si Stone dhe i denuar per zjarrvenie eshte ne duart e policit Xehk Mabri.
Pyetja i rreh si cekan mbi koke Xhekut. Per 35 vjet ai i ka sherbyer ligjit. shte tip pergjithesisht i drejte dhe vizitor i rregullt ne kishe. Por Xheku eshte i ashper me te shoqen dhe cinik.
Martesa jofunksionale e Xhekut perkeqesohet me tej ndersa ai fillon nje lidhje romantike me Luceten gruaja e re dhe e bukur e Stonit.
Robert De Niro interpreton Xhekun njeri i mbyllur ne vetvete.
Ky tundim kjo sirene para tij faji dhe te gjitha ato tundimet klasike pothuajse biblike per mua e kthejne kete ne nje lloj rrefimi moral.
Ajo qe nuk di Xheku eshte se Stone i ka kerkuar gruas se tij te ndikoje tek ai per te shkruar nje leter favorizuese per lirimin e tij. Dhe Luceta shkon me tej asaj qe i kerkohet.
Aktorja Milla Jovovic sjell nje interpretim te shkelqyer te Lucetes sensuale.
Nga njera ane ajo eshte si femije eshte e pafajshme por nga ana tjeter eshte shume seksuale.
Ndersa Luceta e jeton plotesisht jeten e saj Stone peson nje transformim shpirteror pasi lexon disa materiale fetare ne burg.
Eduard Norton ofron nje interpretim plot nuanca te personazhit te te denuarit qe gradualisht reflekton mbi ndjenjat e tij. Norton i tha Zerit te Amerikes se asnje nga personazhet qe ka luajtur nuk pasqyron personalitetin e tij.
Shume nga rolet qe kam interpretuar nuk me kane ndodhur ne jete. Por une e lidh veten me ta ne kuptimin se e ndjej eshte e lehte per mua te imagjinoj ne cfare situate jane te tjeret.
Ne kete film nuk ka personazhe hakmarres. Ne fund gjerat ndryshojne ne betejen per pushtet mes Xhekut dhe Stonit. Xhek e humbet toruan kurse Stone gjen balancen dhe paqen brenda vetes. Filmi Stone i regjizorit Xhon Keran eshte nje drame per ekzistence me aktore te fuqishem kinematografi te shkelqyer dhe force te madhe.