E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryesia e kuvendit te Kosoves te marten shqyrtimi i mocionit ndaj Thacit

Nje dite pasi Aleanca Kosova e Re AKR e dorezoi listen me firmat e nevojshme Kryesia e Kuvendit te Kosoves ka thirrur per diten e marte seancen plenare per te shqyrtuar mocionin e votebesimit per Qeverine e Kosoves. Dje pasdite AKR-ja grumbulloi 40 firmat e nevojshme dhe ka paraqitur mocionin e votebesimit tek Kryesia dhe kryetari i Kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi.

Sikunder ishte parashikuar gjate mbledhjes se sotme Kryesia e Kuvendit e ka caktuar diten e marte per seancen plenare ku do te behet shqyrtimi i mocionit te votebesimit per Qeverine e Kosoves.

Ka qene Lidhja Demokratike e Kosoves dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves qe i kane kontestuar disa prej nenshkrimeve te deputeteve dhe kane kerkuar verifikim ndersa nuk kane rene dakort dhe me arsyetimin e mocionit.

Nga ana tjeter Nexhat Daci premtoi se Lidhja Demokratike e Dardanise do te votoje te marten pro mocionit te votebesimit per te rrezuar qeverine Thaci. Pas shqyrtimit te mocionit ne Kuvendin e Kosves pritet qe Qeveria te bjere gje qe automatikisht do ta coje vendin ne zgjedhje te jashtezakonshme te cilat duhet te mbahen brenda 45 diteve nga shperberja e Kuvendit te Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›