E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda, e shqetesuar nga topi i Boterorit e vuvuzelat

Trajneri i Holandes, Bert van Marvijk do te drejtoje sot Holanden, ne ndeshjen e pare te Kupes se Botes dhe para se te perballet me ekipin e Danimarkes ai ka komentuar problemet qe mund te hasen, ne fushen e lojes. Zhurma e krijuar nga Vuvuzelat, fusha dhe topi i Kupes se Botes perbejne shqetesimet kryesore te trajnerit te tulipaneve. Gjithsesi, ai thekson se deshiron patjeter nje fitore nga skuadra e tij. Topi i Kupes se Botes ka marre kritika te shumta, me te fundit nga ana e trajnerit te Holandes. - "Gjate stervitjes ne Austri, ne eksperimentuam me topin e ri dhe ne loje patem probleme, ndersa ne Holande ne nje prove me nje top tjeter gjithcka kaloi normalisht," - shtoi trajneri. - "Fushat jane te mira, por na duhet kohe qe te pershtatemi me to," - theksoi me tej trajneri i tulipaneve. - "Sa i perket zhurmes nga borite (vuvuzela), loja nuk shkon si duhet sepse lojtaret nuk arrijne dot te degjojne njeri-tjetrin, keshtu qe nuk mund ndertohen aksionet sic i kemi menduar." Shqetesimeve te trajnerit te Holandes i shtohet edhe lojtari i krahut, Arjen Roben, i cili eshte demtuar dhe e ka pasur te pamundur qe te stervitet bashke me pjesen tjeter te lojtareve holandeze. - "Roben eshte stervitur i vecuar nga te tjeret dhe ka ndjekur te njejtin program, si edhe ekipi kur mberriti dhe eshte me mire per te qe te vazhdoje intensivisht stervitje, derisa te kthehet ne forme optimale,' shpjegoi trajneri i Holandes. Holanda ndodhet ne nje grup edhe me Kamerunin dhe Japonine, si dhe pretendon qe te ngjitet per te marre drejtimin e saj. - "Ne e dime se danezet jane mjaft te forte dhe ata e njohim mjaft mire ekipin tone. Nuk mendoj se do te kete surpriza per secilen skuader," - shtoi trajneri i tulipaneve. "Por edhe Anglia, pas barazimit tregoi se ndeshja e pare eshte shume e veshtire qe te fitohet ne fund. Para se te bejme llogarite me ndeshjet e tjera, synojme te arrijme maksimumin ne kete "

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›