Robert Ndrenika: Gjendja e Teatrit në Shqipëri, e vështirë

Teatri në Shqipëri ndeshet me shumë vështirësi. Ky ishte komenti artisti të popullit Robert Ndrenika, për situatën që po kalojnë teatrot në vendin tonë, një ditë para premierës së komedisë së trishtë "Doktor Shyster", ku do të interpretojë. Ai do të vijë me rolin kryesor, në Teatrin Kombëtar pas një mungese prej 4 vitesh.
Në tërësi vepra e shkruar nga serbi Dushan Kovacevic, trajton vlerat e nëpërkëmbura në Evropën Lindore pas shembjes së komunizmit.
"Doktor Shuster", vjen me regji të Spiro Dunit, premierë të enjten në mbrëmje. Në të interpretojnë aktorët Artan Imami, Olta Gixhari, Flaura Kureta, etj.