E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robert Pattinson tradhetohet perseri!

Robert Pattinson raportohet se është inatosur me mënyrën se si është trajtuar nga Katy Perry.
Ylli i “Twilight” ka qenë beqar që kur përfundimisht vendosi të ndahej nga Kristen Stewart pas skandalit të tradhtisë. Ai ka qenë në qendër të spekulimeve muajve të fundit sipas të cilave ai dhe Katy Perry ishin më shumë se shokë.

Megjithatë, javën e kaluar Katy u pa në një takim romantik me ish të dashurin John Mayer në Nju Jork.
Kjo e bëri të qartë se ata ishin ribashkuar dhe Robert është mërzitur për menyrën se si është trajtuar nga ajo.

“Ai ka kaluar nëpër shumë gjëra me tradhtinë e Kristen. Kjo po i duket si të luajturit lojëra me të. Ai asnjëherë nuk ka menduar të kishte diçka serioze me Katy, por nuk është në rregull që të duket sikur ai sërish po përjeton gjërat e njëjta”, ka thënë një burim për “Heat”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›