Roberti i Agimit të Artë: Nuk shkova në Shqipëri për ditëlindje, do më arrestonin

Një nga veprimtarët e Agimit të Artë, shqiptari Roberto Haidi, nga Lukova, i njohur për deklaratat e tij se është grek dhe ADN-ja e tij është ajo e Pirros së Epirit, bën të ditur se autoritetet shqiptare kanë lëshuar një urdhërarresti të ri për të.
Në një postim në profilin e tij në FB, Haidi shkruan se dje më 28 gusht kishte ditëlindjen dhe se dëshironte ta festonte atë me prindërit e tij në Shqipëri, por kjo nuk u bë e mundur.
Shkak, sipas tij, ishte një telefonatë e nënës, që e njoftoi se për të dhe të birin Thomain, ka dalë një urdhërarresti i ri nga policia shqiptare. Nëna i ka treguar gjithashtu se në shtëpinë e tyre janë ushtruar kontrolle për të parë se mos Roberti fshihej aty.
Robert Haidi shkruan gjithashtu se një ditë më parë kishte hyrë në Shqipëri, për shkak të biznesit të tij (hotelit që ka në Lukovë) dhe nuk kishte hasur probleme.
Së fundi ai shprehet se urdhërarresti i ri për të është dhurata që rregjimi shqiptar i bën për ditëlindje.
Roberto Haidi u shoqërua për disa orë nga policia shqiptare disa ditë më parë, pas incidenteve që ndodhën në ceremoninë e përkujtimit të vrasjes së Aristotel Gumës, në Himarë.
(a.jo/Balkanweb)