E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi takon amb. Izraelit: Administrata në ankth nga presioni i mazhorancës

TIRANE- Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e Shtetit të Izraelit në Republikën e Shqipërisë, David Cohen.

Zyra për media e ministrisë së Drejtësisë bëri me dije se në fjalën e tij Halimi e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e arritur deri më tani si dhe i shprehu atij domosdoshmërinë për të mbrojtjen reformat të arritura në fushën e dixhitalizimit të drejtësi, mbrojtjen e administratës së mbikqyrjes elektronike nga presioni për shkarkim si dhe ecurinë e projektit. 

Numri 1 i drejtësisë i shprehu ambasadorit izraelit shqetësimin dhe frikën që ndjen administrata me ardhjen e mazhorancës së re në pushtet, teksa e ka siguruar atë se PD nuk do të lejojë largimin nga puna të asnjë punonjësi të kualifikuar. 

“Administrata po ndjehet në ankth nga presioni i maxhorancës. Nuk do të lejojmë maxhorancën e re të prekë punonjësit e kualifikuar të Shërbimit të Provës dhe Mbikqyrjes elektronike si dhe ecurinë e projektit.” – theksoi Halimi.

Nga ana e tij ambasadori izraelit vlerësoi lart bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë si dhe deklaroi se vazhdimësia e projketeve të tilla është e rendësishme për vendin dhe të ardhmen e tij.

Shërbimi i provës, reforma e jashtëzakonshme në sistemin burgjeve i kurseu buxhetit të shtetit më shumë se 15 milionë euro në vit . Monitorimin elektronik është cilësuar një histori suksesi që e vendosi Shqipërinë në pozicioni e vendit lider në rajon për përdorimin e teknologjisë për të dënuari.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›