E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roberto Baxho vesh kostumin teknik

Ish-sulmuesi i Kombëtares italiane, Roberto Baxhi, pranoi të udhëheqë sektorin teknik të Federatës Italiane të Futbollit, pas bisedimeve me presidentin Abete dhe atë të trajnerëve, Ulivieri. “Dhashë pëlqimin tim. Nga ana ime kam disponibiliterin më të madh për të mbuluar rolin e presidenti të sektorit teknik të Koverçanos. Ka shumë sektorë në të cilët duhet të okupohem, pro megjithatë më duhet pak kohë të ambientohem dhe kam nevojë të kuptoj shumë gjera”, - tha ish-lojtari i Juventusit. “Ai i Roberto Baxhos në sektorin teknik dhe operativ do të jetë një rol aktiv dhe operativ: nuk do të jetë një njeri i imazhit’, - tha Ulivieri.

Ministrja kundër Riberisë

Ministrja franceze e Sportit, Rozelin Bashlo, është kundër rithirrjes së Frenk Riberisë dhe Karim Benzemasë në Kombëtare, madje ajo ia ripërsëriti mesazhin e saj edhe trajnerit të ri të bluve, Lorent Blank. “E respektoj Blankun, por më duhet të ritheksoj atë që kam shprehur në të kaluarën, - tha Bashlo për “Europe 1”. – “Jemi duke folur për persona sigurisht të pafajshëm, por mundësia që janë në hetim të thirren në Kombëtare i vendos në vështirësi të madhe”. Riberi dhe Benzema akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një prostitutë nën moshën e lejuar.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 03 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›