E Shtunë, 31 Tetor 2026

Contador në Saxo Bank

Tri herë kampioni i Tour de France, Alberto Contador nga Spanja ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin Saxo Bank-Sungard të udhëhequr nga Bjarne Riisi.

Lëvizja është njoftuar të martën dhe erdhi nëntë ditë pasi Contador shënoi triumfin e tij të tretë në Tour de France në vitin e katërt për ekipin Astana.

Ai fitoi me epërsi prej 39 sekondave para çiklistit nga Luksemburgu, Andy Schleck.

Pas ardhjes së Contadorit, Schlek dhe vëllai i tij Frank do të largohen nga Saxo Bank pas pesë respektivisht tetë viteve të kaluara së bashku me menaxherin Riis. Ata pritet t’i bashkohen një ekipi lokal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›