E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roberto Carlos emërohet trajner

Ish ylli i Real Madridit, braziliani Roberto Carlos është emëruar trajner i ri i skuadrës turke Sivaspor. Ish mbrojtësi më i mirë në botë ka arritur marrëveshje 2 vjeçare për të drejtuar skuadrën turke.

Carlos ka pak përvoj si trajner pasi që për pak muaj e ka drejtuar skuadrën ruse, Anzhi. Roberto Carlos edhe më herët ka qenë në Turqi, por si lojtar i Fenerbahces.

"Më pëlqen futbolli turk, njerëzit këtu dhe aventurat e reja. Unë shpresoj se do të jemi të gjithë të kënaqur me të arriturat e skuadrës" deklaroj Roberto Carlos./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›