E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ami në muajin e 6 të shtatzënisë

Tashmë që nuk shfaqet në ekran, duket se prezantuesja e njohur Amarda Toska (Ami) po i kushton shumë kujdes mbarëvajtjes së shtatzënisë, në prag të hyrjes në muajin e gjashtë.

Së bashku me bashkëshortin e saj Ermal Mamaqi, ata kanë bërë një foto në një nga lokalet e Tiranës, për t’ua prezantuar fansave në “Facebook”, të cilët kanë kuriozitet të shohin nëse Amin e ka transformuar shtatzënia apo jo.

Edhe pse në këtë foto ajo qëndron e ulur dhe nuk na jep shumë mundësi të shihet më shumë nga  linjat e saj, përsëri duket mjaft në formë, e deri tani pa shtim të dukshëm të kileve, siç ndodh rëndom gjatë shtatzënisë te femrat.

Çifti Ami dhe Ermal pritet të bëhen prindër të një djali,  shkruan "Panorama", ndërkohë që nuk e kanë fshehur faktin që janë shumë të lumtur për mysafirin e vogël që presin në familje. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›