E Martë, 3 Nëntor 2026

“Robotech” në COD, konkurs mes gjimnazistëve për robotikën dhe kodimin

“Robotech” në COD, konkurs mes gjimnazistëve për robotikën dhe kodimin

Sfida e qeverisë shqiptare për impelemnetimin e teknologjisë në shërbimet publike, ka marrë një tjetër shtysë me hapjen në ambjentet e kryeministrisë të konkursit“Robotech”. 

Të gjithë nxënësit të apasionuar pas kodimit dhe robotikës, tashmë do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre në konkursin që organizohet në COD. 

Ambjentet e COD në kryeministri do të shndërrohen përgjatë javëve në vijim në një laborator të madh shkencor për të rinjtë e të rejat  të apasionuar pas teknologjisë, kodimit dhe robotikës. 

Konkursi “Robotech”, synon të nxisë shpirtin e garës dhe të përsosë të nxënit në këtë aktivitet unik për nga lloji i vet për nxënësit e 10 gjimazeve më të mira në Tiranë përgjatë 11 javëve kohë zgjatje.

“Robotech”, që nisi si një ide e studentëve për studentët, do të mbikqyrret nga ekspertët më të mirë të shkencave kompjuterike në vend, ndërsa projekti synon shtrirjen edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Gazetare Eriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›