I ftohti në Korçë, mësimi zhvillohet normalisht në të gjitha institucionet arsimore

Procesi mësimor ka vijuar normalisht në të gjitha institucionet arsimore të qarkut të Korçës, përfshi edhe ato të zonave të thella malore, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë shoqëruar ditët e fundit juglindjen e vendit.
Në asnjë prej institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilat kanë të siguruar ngrohjen deri në përfundim të periudhës dimërore, nuk ka patur probleme.
Vetë nxënësit shprehen se ngrohja nuk ka munguar. Deri tani nuk janë njoftuar për reduktim të orëve mësimore nga institucionet arsimore.
Burime zyrtare pranë drejtorisë rajonale të arsimit parauniversitar në Korçë bëjnë të ditur se veç procesit mësimor në vemendje ka qenë edhe transporti i nxënësve. Në disa zona nxënësit janë te detyruar të lëvizin nga njëri fshat në tjetrin për të shkuar në shkolla.
Gazetare Heriselda Dyrmishi
/ rtsh.al /