Rodgers: Nuk i ndahem Suarezit

Brendan Rodgers ka demantuar edhe një herë lajmet për largimin e Luis Suarez nga Liverpoolit. Trajneri i Reds tha se ai gjatë gjithë kohës ka qenë i lidhur me Suarezin duke komunikuar me të sepse është lojtar i Liverpoolit.
"Kam komunikuar dhe komunikoj tërë kohën me të. Jemi takuar disa herë kohëve të fundit dhe kam biseduar vazhdimisht në telefon. Ne i kemi treguar se ai mbetet lojtar i rëndësishëm i yni dhe nuk duam ta shesim. Ai është një magjistar në fushën e lojës dhe nuk kemi arsye ta largojmë" deklaroi Rodgers./Indeksonline/