E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francesco Totti tërhiqet:Kjo është fanella ime e fundit

Francesco Totti ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli në fund të edicionit 2013/14.

36-vjecari disa muaj më parë kishte deklaruar se dëshiron të vazhdojë të luajë deri në vitin 2016, por gjatë konferencës për prezantimin e fanellave të reja deklaroi:

“Kam veshur shumë fanella të Romës, por kjo do të jetë e fundit”.

Totti ka shënuar 227 gola në 535 ndeshje me Romën duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë klub.

Ndërsa në Serie A, Totti është golashënuesi i dytë më i mirë i të gjithë kohërave pas Silvio Piolas.

d.b/shqiptarja.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›