E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rodri sheh “dritë në fund të tunelit”, gati rikthimi në fushë

Rodri sheh dritën në fund të tunelit. Rikuperimi i mesfushorit spanjoll të Manchester City, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në gju në shtator, po shkon mirë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Rodri i ka idetë e qarta, ai synon që të kthehet në fushë në  finalen e FA Cup kundër Crystal Palace më 17 maj, ndërsa ka mundësi që të luajë edhe në Kupën e Botës për Klube (14 qershor – 13 korrik).

28-vjeçari është pjesë e skuadrës që në vitin 2019, periudhë në të  cilën vinte nga Atletico.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›