E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rodrigo dhe Kurtua në dyshim për kalsiken me Barcelonën

Dëmtimet nuk kanë lënë të qetë Realin e Madridit. Ndeshja e të martës mbrëma ka qenë “fatale” për dy yje të Ançelotit, i cili përgatitet për klasiken e të shtunës pa Rodrigon dhe me dyshimin se mund të aktivizojë Kurtuanë.

Përveç David Alaba, Dani Karvahal, Brahim Diaz në listën e të dëmtuarve është edhe Rodrigo.

Sulmuesi brazilian pësoi një dëmtim në kofshë kundër Borusia Dortmund, duke u larguar në pesë minutat e fundit për t’i lënë vend Aurelie Çuameni.

Sipas “AS”, stafi i mjekëve të Realit ka bërë me dije se këtë ndeshje delikate mund ta humbasë edhe Tibo Kurtua, i cili gjithashtu ka pësuar një dëmtim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›