E Hënë, 2 Nëntor 2026

Botërori i Mundjes, jepen medaljet në 5 peshat e para

Dita e parë e botërorit të mundjes që po zhvillohet në Tiranë, ka dhënë verdiktet e saj. Kështu janë shpallur fituesit e tre medaljeve të podiumit në 5 pesha, për U-23. Ndërsa janë eliminuar 5 nga mundësit shqiptarë, të cilët nuk arritën të hyjnë në konkurrimin në zonën e medaljeve.

Janë zhvilluar ndeshjet e ditës së parë të Botërorit të mundjes, organizimin e të cilit e ka marrë përsipër Federata Shqiptare e Mundjes.  Në përfundim të ndeshjeve që u zhvilluan paradite dhe pasdite, janë shpërndarë edhe medaljet, për mundësit që u ngjitën në podium. Në tapetin B, për moshën deri në 23 kg, u zhvilluan finalet në 5 pesha. Kështu në kategorinë 60kg, medaljen e artë e mori mundësi nga Uzbekistani, Alishev Vaniev.

Në peshën deri në 67kg, në shkallën më të lartë të podiumit u ngjit mundësi i Kirgistanit, Razak beishekev. Në peshën deri në 72 kg, medaljen e artë e mori gjeorgjiani Giorgi xhikadze. Mundësi nga Irani, Muhamed Aziz Nagusi u shpall kampion bote në peshën 82 kg. Ndërsa medaljen e artë në konkurrimin deri në 97kg, kampion bote u shpall armeni Haik Kloyan.

Përsa i përket mundësve shqiptarë, Daniel Dajani ne peshen 67 kg u eliminua ne ripeshkim. Ndërsa, Klodian Shehu ne peshen 77 kg, Julian Shehu pesha 87 kg, Amarildo Laska ne peshen 63 kg dhe Ani Muca ne peshen 55 kg, të gjithe i kane humbur sfidat e tyre me superioritet pikesh ne stilin greko-romak, për U-23.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›