Rodriguez: Venezuela ruan sovranitetin në marrëveshjen e naftës me SHBA-në

Zëvendëspresidentja dhe udhëheqësja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka deklaruar se vendi ruan kontrollin e plotë mbi burimet e saj të naftës, në kuadër të një marrëveshjeje të re që u jep Shteteve të Bashkuara akses të rëndësishëm në rezervat venezueliane.
“Një gjë duhet të jetë absolutisht e qartë: Venezuela ruan pronësinë dhe sovranitetin mbi burimet e saj,” tha Rodríguez në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror.
Deklarata vjen gati nëntë muaj pasi paraardhësi i saj, Nicolás Maduro, u përmbys nga ndërhyrja ushtarake e Shteteve të Bashkuara.
Të premten, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se SHBA-ja do të ketë kontroll mbi 65 miliardë fuçi nga rezervat e naftës së Venezuelës, duke e cilësuar atë si “marrëveshjen më të madhe të naftës në histori”.
Marrëveshja u shpall në një moment kur Shtëpia e Bardhë po përpiqet të ulë çmimet e karburantit, gjashtë muaj pasi ka filluar lufta me Iranin.
/rtsh.al/