Rohan akuzon Beogradin për trazirat në Kosovë
Ish ndërmjetësi ndërkombëtar për statusin e Kosovës, diplomati austriak Albert Rohan, ka akuzuar Qeverinë e Beogradit si fajtore për të gjitha trazirat dhe problemet në Kosovë. "Beogradi po manipulon me serbët, po financon ata, kurse qëllimi është krijimi i entitetit serb në Kosovë". gjatë një ligjërate të mbajtur mbrëmë në "Klubin Evropian",Rohan ka shprehur keqardhje që plani i Ahtisaarit nuk është miratuar në KS të OKB-së për shkak të bllokadës politike të Rusisë dhe ka shtuar se "nëse serbët vazhdojnë të kenë edhe më tej qëndrim refuzues, atëherë nuk do të ketë mundësi që pjesa më e madhe e planti të Ahtisarit të realizohet". Beogradi po manipulon me serbët e Kosovës, thotë diplomati austriak, ish-ndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës Albert Rohan. Beogradi qëndron prapa të gjithave te këqijave në Kosovës, po financon serbët e Kosovës me qëllim krijimin e një entiteti serb. Regjimi i Beogradit po akuzon me vulën e tradhtarit të gjithë ata serbë që nuk janë kundër pavarësisë, tha Rohan. Duke folur për përvojën që kishte mbledhur gjatë përpilimit të planit Ahtisaari, eksperti për Ballkanin Rohan tha se shumetniciteti në Kosovë për fat të keq nuk ka një perspektivë integruese. Në rastin më të mirë shqiptarët dhe serbët do të jetojnë pranë njëri tjetrit, por jo me njëri tjetrin. Rohan ka akuzuar për këtë si fajtor histerinë nacionaliste serbe, e cila nga Kosova ka krijuar një mit artificial. Ai ka lavdëruar qëndrimin e shqiptarëve, i cili ka qenë shumë i arsyeshëm që nga shpallja e pavarësisë. Rohan ka shprehur keqardhje që për shkak të bllokadës politike të Rusisë plani i Ahtisaarit nuk është miratuar në KS të OKB-së dhe ka shtuar se nëse serbët vazhdojnë të kenë edhe më tej qëndrim kundërshtues, pjesa më e madhe e planti të Ahtisarit nuk ka se si, dhe, nuk mund të realizohet.