KON-FLAKA OLIMPIKE
Komitetit Ndërkombëtar Olimpik do të mblidhet këtë javë për të diskutuar për një braktisje të mundshme të itinerarit botëror të flakës për Lojërat e ardhshme Olimpike, që do të pasojnë ato të Pekinit, pas incidentevenë Londër dhe Paris.Komiteti ekzekutiv i KON-it që do të mblidhet duke nisur nga dita e nesërme në Pekin për tre ditë, do të trajtojë çështjen e ardhmes së këtij itinerari botëror, u deklaroi gazetarëve Kevan Gosper, anëtar i këtij komisioni.Gosper saktësoi se do të ishte veçanërisht fjala nëse kalimi i flakës do të kufizohej thjesht nëpër vendin ku zhvillohen lojërat, apo do të bënte një itinerar botëror, siç zhvillohet aktualisht. Gjithsesi, shtoi ai, për momentin asgjë nuk na lejon të themi se itinerari për Lojërat e Pekinit do të anulohet. "Mendoj se kalimi i flakës do të vazhdojë", shtoi ai duke shtuar se "mund të ketë ndryshime".