E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rohani: Pasurimi me 60% i uraniumit në përgjigje të terrorizmit izraelit

Irani do të fillojë prodhimin e uraniumit të pasuruar me 60% në uzinën e tij bërthamore Natanz javën e ardhshme. Konfirmimi erdhi nga ambasadori Kazem Gharibabadi, përfaqësues i Republikës Islamike në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Ndërkohë presidenti iranian Hassan Rohani deklaroi sot se pasurimi i Iranit i uraniumit në 60% është përgjigjja e “terrorizmit bërthamor” të Izraelit.

Pasurimi i Iranit i uraniumit në 60% është përgjigjja e “terrorizmit bërthamor” të Izraelit. Teherani sigurisht do t’i përgjigjet komploteve të sionistëve dhe ky ishte hapi i parë”, u shpreh Rohani./A2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›