E Diel, 1 Nëntor 2026

Roja Bregdetare amerikane, shkëmbim praktikash me homologët në Sarandë

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Siguria portuale dhe praktikat e mira ndërkombëtare ishin në fokus të takimeve të zhvilluara në Portin e Sarandës me përfaqësues të Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës u zhvilluan shkëmbime mbi procedurat e sigurisë në porte dhe mënyrat e forcimit të bashkëpunimit e koordinimit ndërinstitucional.

Dogana Sarandë bëri të ditur se vijon të kontribuojë në garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktivitetit portual përmes kontrolleve doganore, bashkëpunimit me institucionet dhe koordinimit me strukturat e sigurisë në port.

Vizita dhe shkëmbimet mes strukturave shqiptare dhe amerikane synojnë forcimin e praktikave të sigurisë portuale dhe rritjen e efikasitetit në shërbimet portuale.

Bashkëpunimi shqiptaro-amerikan në fushën e sigurisë portuale vijon të mbështetet në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave ndërkombëtare.

1 nga 4

/e.xh./j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›