E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rokeri Nick Cave rrëzohet nga skena

Nick Cave është bërë protagonist në një episodi të pakëndshëm në festivalin e muzikës në Keflavik në Islandë.

Rokeri australian në një moment gjatë performancës së tij në skenë, hedh një hap të gabuar dhe përfundon në shesh( pikërisht në minuten 8:46 të videos së mëposhtme), më saktë, dëshmitarët thonë se distanca e rrëzimit ishte të paktën 3 metra.

Banda e Cave  vazhdoi të luajë sikur asgjë s’kishte ndodhur, ndërkohë që për të qetësuar fansat e mbledhur, Nick Cave del pak minuta më vonë, sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Në përfundim të koncertit, 55-vjeçari i është nënshtruar një vizite mjekësore, kur rezultoi se nuk ishte asgjë serioze dhe një ditë më vonë, ai u shfaq në skenën e Glastonbury Festival./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›