E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kati Witt punon qe Lojrat Dimerore 2018 te zhvillohen ne Mynih

Deutsche Welle Sipas mendimit tuaj cilat jane avantazhet qe ofron Mynihu per keto lojera

Katarina Witt Mynihu se pari ka pervoje te madhe ne organizimin e aktiviteteve te medha sic eshte futbolli apo sic jane koncertet apo aktivitetet e medha sportive. Dhe Mynihu ka tashme nje legjende. Lojerat Olimpike Verore qe u zhvilluan ne vitin 1972. Te gjitha objektet sportive dhe gjithcka qe u ndertua atehere per ato lojera nuk jane demtuar jane ende ne funksion te plote dhe ashtu sic duhet per Lojerat Olimpike. Pas atyre lojerave cdo gje eshte aktive dhe Mynihu eshte si me pare plot gjalleri. Per kete arsye koncepti yne eshte qe edhe lojera kompakte te zhvillohen ketu ne Eispark te Mynihut domethene te gjitha garat mund te behen ne akull dhe Snow Park te jete ne Garmisch-Partekirchen. Ne kemi treguar reklamen tone qe eshte bere per atletet. Sepse atletet duan te gjejne kushte me te mira ketu dhe vecanerisht nje atmosfere te mire.

Deutsche Welle Per Komitetin Olimpik eshte e rendesishme mbeshtetja e popullit ne Mynih ne keto momente gjysma e njerezve eshte per zhvillimin e ketyre lojerave aty. fare mund te behet ende per te inkurajuar me shume kete

Katarina Witt Po. Jane me shume se gjysma. Ne jemi me shume se gjysma. Ne jemi rreth 60 per qind dhe kjo natyrisht eshte nje mbeshtetje e mire. Por pavaresisht kesaj ne mendojme tani qe stadiumet jane plot qe do te thote qe publiku vjen per garat atletike qe ti shikoje ato. Kuotat e shikimit ne televizion jane te medha. Pra ne jemi nje komb qe e duam edhe sportin dimeror. Dhe natyrisht qe tani ne kemi nje rast sic eshte kampionati boteror ne shkurt ne Garmisch ku do te flitet me shume per sportin dimeror dhe qe ndoshta marrim mbeshtetje pak me shume nga populli. Por ne te vertete te gjithe jane me ne.

Deutsche Welle fare mund te beni ju vete personalisht per kete Ju jeni nje simbol i kandidatures ne kete gare.

Katarina Witt Po natyrisht. Secili e di qe ne baze te konkurimit do te vendoset se ku do te zhvillohen lojerat me ne fund.- ne jemi tre qytete kandidate - qe zemra na rreh per sportin per lojerat olimpike. Dhe une po perpiqem natyrisht qe te ofroje gjithe pasionin tim. Por ne jemi ne pergjithesi edhe nje ekip i madh ne kemi mbi njeqind ambasadore te sportit kemi konkuruar ne menyre aktive per lojerat. Ketu ne vend dhe gjate prezantimeve ne jemi natyrisht gjithmone nje ekip i madh. Pra ka shume me teper zemra qe rrahin se bashku per kanddaturen tone.

Autor Arnulf Btcher/ Mimoza Cika- Kelmendi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›