E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roland Tasho ne ekspoziten Retrospektive dhe Realitet

Modelet e viteve 80- 90 vijnë përmes objektivit të fotografit Roland Tasho në ekspozitën “Retrospektivë dhe Realitet”. Artisti ju desh të rrëmonte në arkivin e tij që të krijonte këtë ekspozitë që sjell femrat e famshme sot dhe dje në fusha të ndryshme.
Udhëtimi nis me sopranon e famshme Inva Mula përvijon  me aktoren Xhilda Lapardhaja  e cila ka luajtur krah Sofia Loren. Pranë njëra-tjetres janë vendosur sopranot Tefta Tashko Koco dhe e mbesa Teuta  Koco. Syri të ze  kengetaren e famshme Vace Zela, Parashqevi Simaku, Justina Alija e shume personazhe te tjera femërore te famshme.  Në 120 fotografitë e prezantuara, femrat modele, mise, këngëtare,  instrumentiste  dhe aktore  fatmirësisht ushtrojnë këto profesione  edhe në vende  europiane ku jetojnë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›