Prokurori Tom Dedaj kunder Ina Rames edhe pas largimit te saj

I shkarkuar para 4 vitesh nga ish Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, por i rikthyer serish ne detyre si prokuror me vendim gjykate, Tom Dedaj nuk e le me kaq.
Ai ka kallëzuar penalisht ish kreun e organit te akuzës për shpërdorimit të detyrës.
Me këtë akuze, prokurori pretendon qe Këshilli i Lartë i Drejtësisë të mos e emërojë Ina Ramën ne detyrën gjyqtares.
Ne relacionin e dërguar ndaj Presidentit Bujar Nishani, prokurori rendit edhe një sërë dosjesh hetimore, të cilat kanë dështuar të zbardhen në kohën që ajo drejtonte institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Një tjetër fakt qe përmend Deda është edhe imazhi i dëmtuar i institucionit.
Ish-kryeprokurorja Ina Rama, ka liruar edhe 4 prokuror të tjerë nga detyra për shkelje të ligjit. Gjykata e Lartë i cilësoi te ë paligjshme dhe të gjithë prokurorët e liruar nga znj. Rama u kthyen në detyrë. znj. Rama, u gjobit nga përmbarimi me 50 mijë lekë të reja gjobë. Kjo gjobë, nuk është paguar pasi znj. Rama e ka kundërshtuar në gjykatë.